25 Prill 2024

Prishtina shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit

Prishtinë, 5 qershor - Sot në Prishtinë u shënua Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit, ku u angazhuan shumë grupe të fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme.

Përveç pikave artistike nga Ansambli “Prishtina” dhe korri i fëmijëve “Okarina”, u zhvilluan  edhe lojëra të ndryshme sportive si hedhja e diskut, kërcimi me thes, loja X-O, e të ngjashme, lojëra këto që ndikojnë në zhvillimin mendor të fëmijës, në rritjen e forcës, balancimit si dhe precizitetit.

Krejt në fund, u bë mbjellja e luleve në hapësirën përreth, si dhe mbjellja e Pemës Olimpike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)