24 Prill 2024

Prishtina në aksion pastrimi

Prishtinë, 2 prill - Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” do ta realizojë sot aksionin e radhës në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, për vitin 2017.

Me iniciativë të disa prej banorëve të Lagjes “Mati 1”, “Let’s Do It Kosova” do të organizojë aksion, për largimin e mbeturinave nga përroska, që gjendet në këtë lagje.

Ky aksion, do të fillojë nga ora 13:00, nga rrethrrotullimi te Rruga B, ndërsa “Let’s Do It Kosova” u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Lagjes “Mati 1” që të marrin pjesë.

Në aksionin e sotem, ndërmarrja “Niti-N”, do të ofrojë makinerinë për largimin e mbeturinave.

\"Presim pjesëmarrje sa më të madhe te qytetarëve të asaj zone, në këtë aksion, në mënyrë që pastrohet në tërësi përroska që gjendet në Lagjen “Mati 1”, e cila kundërmon rëndë\", thekson organizata “Let’s Do It Kosova”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)