02 Shkurt 2023

Prishtina me nivele shumë të larta të ajrit të ndotur, shkak automjetet me naftë

Prishtinë, 6 dhjetor - Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) mban sot konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”.

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh mjedisor për shëndetin dhe shkaktari kryesor i efekteve të dëmshme shëndetësore që përkeqëson sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Ekspozimi ndaj përqendrimeve të grimcave të imta mbi nivelin e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezultuar me 238.000 vdekje të parakohshme në Bashkimin Evropian dhe me 3.100 vdekje të parakohshme në vendin tonë.

KADC konsideron se të jetosh sot në Prishtinë është me rrezik për shëndetin për pjesën më të madhe të vitit.

Shkaku kryesori ndotjes së lartë në ajr me NO2 janë automjetet me naftë. Njerëzit që jetojnë ose punojnë përgjatë rrugëve të ngarkuara janë veçanërisht të prekur.

Fatkeqësisht, kjo sipas KADC vlen edhe në mjediset e kujdesit shëndetësor, shkolla, kopshte dhe ambiente për të moshuarit, ku nga matjet janë zbuluar nivele shumë të larta të NO2.

Me ndihmën e organizatës “Deutsche Umwelthilfe - DUH”, KADC për gjatë një viti do të bëj matjen e NO2 me mostra pasive në zonat urbane në komunën e Prishtinës, krahasoj me matjet zyrtare dhe informoj publikun mbi vlerat e ndotësit NO2.

Me këto të dhëna Kosova i bashkohet 16 shteteve evropiane që kanë krijuar pasqyrën e ndotjes urbane të ajrit nga NO2 në kryeqytete dhe kane ndërmarr masa konkrete për mbrojtjen e ajrit.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues dhe ekspertë të qeverisë lokale dhe qendrore si dhe ekspertët nga DUH që janë angazhuar dhe kanë kontribuar në hartimin e masave për mbrojtjen e ajrit nga ndotja në komunën e Prishtinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)