19 Prill 2024

PowerInternational prezanton projektin për prodhimin e rrymës nga mbeturinat

Mitrovicë. 10 mars - Drejtuesit e kompanisë zvicerane iPowerInternational, kanë prezantuar të mërkurën në Mitrovicë një projekt për përfitimin e energjisë elektrike nga përpunimi i mbeturinave organike si dhe nga ato urbane, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga drejtorët komunalë.

Fillimisht kryetari Kastrati, i ka falënderuar drejtuesit e kësaj kompanie për këtë ofertë dhe në të njëjtën kohë ai ka vlerësuar se komuna e Mitrovicës është shumë e interesuar për prodhimin e energjisë e cila nuk do ta dëmtonte ambientin.

Ndërsa më pas, drejtori i kompanisë “iP”, Daniel Lani, në mënyrë të detajuar ka folur për mënyrën e përfitimit të energjisë elektrike nga përpunimi i mbeturinave organike dhe atyre urbane. Ai ka theksuar në Evropë deri në vitin 2020 20 për qind të energjisë së gjithmbarshme do të prodhohet në mënyrë alternative.

Sipas tij, disa nga objektivat kryesore për prodhimin e energjisë së ripërtritshme janë rregullimi i ambientit, mandej reduktimi i lirimit të dyoksidit të karbonit etj. Në këtë kontekst, ai tha se do të përfitoj edhe dega e bujqësisë, meqë shumë bujq do të orientohen në prodhimet, të cilat mund të përdoren për prodhimin e kësaj energjie, sikur misri etj.

Në anën tjetër, përveç ndikimit pozitiv në bujqësi, mandej ambient etj, Lani theksoi, se gjatë procesit të prodhimit të energjisë së ripërtritshme përfitohet edhe sasi e madhe e nxehtësisë, e cila mund të përdoret për ngrohje të banesave apo shtëpive.

Në vazhdim ai është fokusuar në gjendjen reale në Mitrovicë dhe në mundësitë që ofron ky qytet për prodhimin e energjisë së ripërtritshme. Sipas tij, në këtë qytet janë rreth 3500 tonë mbeturina në muaj, prej të cilave 27  përqind janë biombeturina. 

Pasi ka sqaruar procedurat e prodhimit të kësaj energjie, sipas të cilit në Evropë ka mënyra të ndryshme për këtë qëllim, Lani ka theksuar se për ta konkretizuar këtë projekt, i cili u është ofruar edhe katër komunave të tjera të Kosovës, si Prizrenit, Suharekës, Lipjanit dhe Vitisë, është me rëndësi që komunat dhe kompania të nënshkruajnë një kontratë, e cila mandej do të ishte një lloj sigurie për të gjetur fonde.     

Në këtë prezantim, disa nga drejtorët komunalë kërkuan sqarime shtesë për çmimet që u ofrohen bujqve që janë të interesuar që të shesin prodhimet e tyre, të cilat mund të përdoren për prodhimin e energjisë, mandej për mënyrat më të mira të prodhimit të kësaj energjie etj. 
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)