11 Dhjetor 2018

Përmirësimi i cilësisë së ajrit, përgjegjësi shtetërore e institucionale

Prishtinë, 2 mars - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit, Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në Punëtorinë për menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, organizuar nga banka Botërore (BB) dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor (MMPH), në të cilën pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Komunës së Obiliqit  Xhafer Gashi e shumë ekspertë vendor e ndërkombëtar.

Në hapjen e kësaj punëtoria, ministrja Reshitaj ka thënë se Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme në plotësimin e kritereve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian ku ndër fushat me rëndësi edhe mjedisi i pastër.

“Pavarësisht se përmirësimi i cilësisë së ajrit është një sfidë e madhe, unë nuk kam hezituar që të merrem direkt me këtë problematik në mënyrë të gjetjes së shkaktarëve dhe marrjes së masave për ta përmirësuar atë. Si ministri jemi në përgatitje të instalimit të softuerit qendror për mbledhjen e të dhënave të cilësisë ajrit nga stacionet monitoruese dhe paraqitja e tyre ne kohë reale përmes Web aplikacionit dhe Smart Phoneve (Android dhe iOS);

Ministrja Reshitaj ndër tjera ka thënë se do të përkrahen projekte dhe aktivitete që kanë qëllim promovimin e energjisë së ripërtritëshme dhe efiçiencën e energjisë, si dhe të rriten caqet për energjinë solare dhe të erës.

Ndërkaq Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore në Kosovë, ka thënë se ajri në Prishtinë dhe përgjithësi në Kosovë, sidomos gjatë dimrit është i rënduar dhe ndryshimi i kësaj gjendje kërkon angazhim nga të gjithë.

“Është kënaqësi e madhe të jem sot këtu për të hapur këtë Punëtori për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit në Kosovë dhe për të nisur një studim të ri për menaxhimin e cilësisë së ajrit. Synimi është të përcaktohet saktë problemi, në mënyrë që të gjenden zgjidhje reale. Kjo punë analitike përqendrohet në mbledhjen e më shumë dëshmive për ta trajtuar më mirë ndotjen e ajrit të mjedisit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni, deklaroi Mantovanelli.

Ai sqaroi se ky studim do të analizojë ndikimet shëndetësore dhe ekonomike të ndotjes së ajrit. Krahas kësaj do të mundohet të kuptojë se prej nga vjen ndotja dhe cili është kontributi relativ i secilit burim në problemin e ndotjes së ajrit.

Punëtoria është organizuar në kuadër të iniciativës së Bankës Botërore për punë analitike në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2018 - Organi Shqyrtues i Prokurimit fillon me transmetim të drejtpërdrejtë “live stream” të sesioneve të tij, një hap ky në drejtim të një qasjeje më transparente nga ana e këtij institucioni. (Zyra e Organit Shqyrtues të Prokurimit, ish-Banka e Lubjanës, kati i 5-të, ora 10:00)
- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të mbajë tryezën e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Komuna e Gjakoves hapin Librin e Zisë, në nderim të Presidentit George H.W. BUSH. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizohet aksion pastrimi në Komunën e Rahovecit. (Rruga kryesore në fshatin Zaqisht të Rahovecit, ora 10:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të diskutojë me nxënësit e shkollave të mesme me temë "Të mbështesë ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes".  (Kafiteria Dit' e Nat', ora 10:00)

- Kompania vendore 'Produktet Natyrale të Kosovës' organizon ceremoninë e inaugurimit të linjës së re me teknologji të avancuar për përpunimin e farave të kungullit. (Fabrika 'Produktet Natyrale të Kosovës' në fshatin Loxhë në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mbajë konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat. (Zyret te BSPK, së ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore” që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze. (Libraria Dukagjini, ora 11:00)

- Mbahet tryeza në të cilën do të diskutohet për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën zyrtare e cila i dedikohet fushatës kundër korrupsionit, të realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me ICITAP-in Amerikan. (Stacioni policor “Qendra”, ora 11:00)

- Asociacioni i Arkitektektëve të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit bën prezantimin e “Bienales së Arkitekturës 2018”, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe arkitektët në nivel Kosove dhe ata regjional. (Gjilan, ora 13:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën për shtyp me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve. (Resource Center Kosovo, në lagjen Pejton, në zyre të Forumit për Iniciativa Qytetare, ora 13:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2018” do të organizoj tryezen e diskutimit me temë “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”. (Hotel Sirius, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, për të cilën do të flasin nënkryetarët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në prag të përfundimit të vitit 2018, organizon ngjarjen vjetore për shënimin e të arriturave në vetëqeverisjen lokale në Kosovë si dhe të prezantojë orientimet për vitin e ardhshëm. (Sheshi 21, ora 18:00)