25 Prill 2024

Përgatiten aktivitetet për projektin e vendosjes së matësve të energjisë

Prishtinë, 29 gusht - Kryeshefi Ekzekutiv, Naser Canolli me menaxhmentin e ndërmarrjes, ka pritur sot përfaqësuesit e Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit - MCC (Millenium Challenge Corporation), Thomas P.Schehl dhe David F. McGill si dhe përfaqësuesit e Zyrës kombëtare të MCC-së, Alban Zogaj, Edona Kurtolli, Burim Hashani dhe Kastriot Orana.

Në këtë takim u bisedua lidhur me ecurinë e përgatitjeve për fillimin e zbatimit të projektit për instalimin e matësve të energjisë termike, projekt ky i financuar nga MCC.

Palët në këtë takim u dakorduan, që ekipet e ekspertëve nga të dyja palët të vazhdojnë angazhimet e përbashkëta për dizajnimin e përgatitjeve për fillimin e realizimit të këtij projekti.

Përfaqësuesit e MCC-së janë ndarë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me menaxhmentin e “Termokos”-it sa i përket koordinimit për realizimin e këtij projekti.

Në kuadër të këtij projekti do të vendosen matësit e energjisë termike tek të gjithë konsumatorët e NP “Termokos” SH.A, gjë që do të ndikojë në efiçencën  energjisë termike si dhe në përmirësimin e mirëqenies ekonomike të konsumatorëve tanë.

Projekti për instalimin e matësve të energjisë termike në vlerën e afro 10.9 milion dollarëve, është një nga projektet, ku do të orientohet fondi 49 milionë dollarësh, që MCC-ja e ka miratuar për të financuar projekte në fusha të ndryshme në Kosovë.

  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)