16 Shtator 2019

Përfundon me sukses cikli i investimeve në remontet e blloqeve të KEK-ut

Prishtinë, 31 gusht - Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete i Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se ashtu siç kanë njoftuar edhe më parë, KEK ka filluar me kohë remontet kapitale në blloqet e TC-A-së dhe TC-B-së,  në mënyrë që para sezonit dimërorë t’i kemi të gjitha blloqet në dispozicin të prodhimit të energjisë elektrike.

"Prandaj, ashtu siç edhe kemi premtuar, tani jemi në fazën përfundimtare të investimeve kapitale në remontet e planifikuara."

"Në këtë vazhdë, na lejoni të ju njoftojme se TC-Kosova B, ditë më pare ka përfunduar me sukses remontin kapital në njesinë B-2, dhe pas përfundimit të fazës testuese kjo njesi ka filluar prodhimin me kapacitet të plotë", thekson KEK.

Remonti kapital ka përfunduar me sukses edhe në njësinë A-3 të TC-Kosovës A, dhe sot ka filluar faza testuese tre ditore.

Për më tepër, për të pasur një siguri që gjatë sezonit dimërorë të gjitha njësitë të jenë në prodhimë me kapacitete të plota, sipas planifikimit sot do të fillojë edhe revizioni disa ditorë i njësisë B-1 të TC-Kosova B.

Pra, objektivat e menaxhmentit të KEK-ut, që siguria e prodhimit në të gjitha njesitë të arrijë në nivelin më të lartë të mundshëm, ka arritur të përfundoj me sukses.


Për këto arritje, menaxhmenti i KEK-ut, falenderon të gjithë punëtorët e KEK-ut për angazhimin maksimal të treguar tash e disa muaj dhe njofton qytetarët e vendit se KEK-u me kohë ka marrë të gjitha masat e nevojshme që të ofrojë stabilitet energjetik në vend edhe gjatë sezoni dimrorë 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019 - Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit te Istogut, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Cerrcë dhe takohet me strukturat dhe banorët e fshatit.. (Fshati Cerrcë, ora 18:00)