17 Shkurt 2020

Për tri vjet KEK-u investoi 1 milionë euro për komunitetin

Prishtinë, 20 janar - Korporata Energjetike e Kosovës po vazhdon të investoj në plotësimin e nevojave të komunitetit.

Vetëm në vitin 2019 vlera e investimeve arrini në shumën prej 110 mijë euro.   Një nga lokalitetet që ka përfituar nga investimet e KEK-ut është fshati Dardhishtë i Obiliqit.  

Falë investimeve të KEK-ut, banorët e këtij fshati tashmë nuk e kanë problem pluhurin dhe gropat e mbushura me ujë.

“KEK-u e ka rikultivuar, e ka mbjell, ka mbush gropat me dhe, e ka mbuluar hirin me dhe, dhe tash është bërë ambienti qind për qind më i mirë se që ka qenë më përpara. Këtu janë rrezikuar fëmijët të mbyten në gropat e ujit. Por, tash është mirë nuk është keq.”

”Është bërë stadiumi. Falënderojmë KEK-un dhe të gjithë ata që kanë marrë iniciativë për ta ndërtuar. Tash është mirë. Këtë vit janë mbjellë 4000 fidanë, pisha, drunj etj. Shpresojmë se brenda mundësive do mbjellin prape. Mbjellja ka ndikuar shumë, pasi më nuk ka pluhur dhe ajri e ambienti është bërë i pastër”, deklaroi Daut Gashi, banor i Dardhishtës.  

Ndërtimi i fushës së sportit po shihet edhe si një mundësi e mirë që fëmijët dhe të rinjtë të përfitojnë në aspektin edukativ.

  “Ne e falënderojmë KEK-un për këtë fushë që e ka ndërtuar. Është shumë e mirëpritur nga ana jonë. Ndikimi për rininë i fushës që është ndërtuar në këtë kohë, është shumë i rëndësishëm duke marrë parasysh se kjo fushë ka një rol edukativ për rininë.”

“D.m.th e gjithë rinia, mirëpo edhe moshat tjera munden të vijnë këtu dhe të luajnë gjatë kohës së lirë dhe t’i shmangen rrugëve tjera që nuk janë edukative, arsimore për rininë e këtij vendi. Në të ardhmen kemi menduar të mbajmë turnirë duke filluar nga futbolli, basketbolli, volejbolli, sepse kjo fushë i plotëson këto tri nevoja për të zhvilluar lojë”, deklaroi arsimtari Driton Gashi.  

Pos ndërtimit të fushës, banorët e Obiliqit kanë përfituar edhe nga dy parqe multi funksionale.   Në këto parqe janë vendosur pajisje që shërbejnë për të gjitha moshat.   Madje, banorët që jetojnë tek parku i Obiliqit kanë pasur përfitim të madh nga ndërtimi i fushës, e cila dikur ishte deponie madhe bërlloku.

“Ky projekt ka qenë shumë me rëndësi për lagjen tonë për shkak se ky vend përpara ka qenë më shumë si deponi e mbeturinave, ku njerëzit kanë hedhur bërllok dhe gjëra tjera, po ashtu kanë qëndruar edhe qentë endacak që kanë qenë rrezik për fëmijët e lagjes tonë, ndërsa tash ky projekt është realizuar dhe është bërë mirë shumë mirë për rininë dhe për pleqtë gjithashtu, sepse e kanë pjesën për të qëndruar dhe pushuar, ndërsa ne të rinjtë kemi pjesën për aktivitet fizike ku mund të luajmë ping pong, shah, tenis dhe të gjitha sportet t’i zhvillojmë në një vend”, tha Rinor Selmani. 

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli ka deklaruar se për Korporatën Energjetike të Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarëve është një nga objektivat kryesore të saj.

 “Këtë vit Korporata Energjetike e Kosovës ka realizuar dy parqe dhe një fushë të sportit. Fushën e sportit në Dardhishtë siç e patë, parkun këtu në qendër të qytetit dhe është parku i Obiliqit", ka theksuar Bucolli

Të gjitha këto projekte sipas tij kapin vlerën prej rreth 110 mijë euro, ndërsa në tri vitet e fundit Korporata Energjetike e Kosovës vetëm në realizimin e projekteve për komunitetin ka shpenzuar një shumë prej rreth 1 milion euro.

"Korporata Energjetike e Kosovës do të vazhdoj me projekte të tilla për komunitetin çdo vit edhe këtë vit kemi ndarë buxhetin për këtë fushë”, deklaroi Bucolli, i cili shtoi se pos parqeve dhe fushave të sportit, KEK-u ka investuar edhe në asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Hade dhe në ndriçimin e tri rrugëve që lidhin Obiliqin me fshatrat për rreth. 

 

https://www.facebook.com/KEKINFO/videos/485821755663929/?v=485821755663929

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2020 - Në 12 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit nga në prani të dy udhëheqësve shtetërorë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. (Oborri i qeverisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon pritjen e mysafirëve për ndër të pavrësisë. (Zyra e Kryetarit Latifit, ora 8:00)

- Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e PDK-së, bëjnë homazhe në Prekaz, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kompleksi Memorial i Jasharajve, ora 8:30)

- Udhëheqës të Komunës së Skenderajt bëjnë homazhe të shtatorja e Adem Jasharit. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Rahovecit. (Rahovec, ora 09:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani vendosin kurora te kompleksi memorial Adem Jashari.
(Prekaz, ora 9:10)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Kompleksi Memorial 'Adem Jashari'. (Prekaz, ora 9:30)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Memorial i dëshmorëve në Marinë. (Marinë, ora 9:30)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne në 12 vjetorin e Pavrësisë. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së dhe veprimtarë bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historit Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani  vendosin kurora pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë solemne nën kujdesin e Znj.Vjosa Osmani Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Arkivave të Shqipërisë organizojnë hapjen e ekspozitës “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Në 12-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe tek varrezat e qytetit. (Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Istogut mban seancë solemne me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitojnë Forcën e Sigurisë se Kosovës ku edhe do iu drejtohen me fjalë përshëndetëse trupave të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit mban seancë solemne për nder të “17 Shkurtit”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 12:00)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Meditariane në Kosovë” të autorit Tomor Kastrati. (Objekti i Muzeut, ora 12:00)

- Komuna e Istogut organizon homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut . (Istog, ora 12:00)

- Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019. (Kabineti i ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00)

- Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani merr pjesw nw prezantimin e Obeliskut Newborn me pamje të re. (Newborni tw Pallati i Rinisw, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon manifestimin qendror pë Pavarësinë. (Sheshi Adem Jashari në Skenderaj, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon program qendror festiv. (Qendra e Kulturës ‘’Mensur Zyberaj’’, Rahovec, ora 13:00)
 
- Komuna e Istogut organizon programi festiv me këngë e valle për pavarësi. (Para Qendrës Kulturore në Istog, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon turnir në futboll të vogël të quajtur 'Kupa e Pavarësisë'. (Shkolla profesionale në Skenderaj, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon finalen e garave në futboll në mes katër shkollave në komunën e Rahovecit. (Palestra Sportive ‘’Mizahir Isma’’, Rahovec, ora 16:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 16:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit mban akademi për nder të ditës së mëvetësisë së Kosovës, ku edhe do të ndahen çmimet, Nderi i Qytetit dhe Heroinat e Qytetit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Organizohet pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës. (Bogdanipolis, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18:00)

- Kosovafilmi organizon Javen e filmit shqiptar në Prishtinë. (Kino ABC, ora 19:00)

- Teatri Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Bryma e vdekjes”. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)