19 Prill 2024

Për reduktimet e energjisë elektrike duhet te jap llogari KEDS dhe KESCO

Prishtinë, 23 nëntor - Duke e parë situatën e krijuar dhe shqetësimet e mëdha të qytetarëve për mungesën e furnizimit me energji elektrike, Korporata Energjetike ka njfotuar me kapacitetet prodhuese qe i ka aktualisht, si dhe ka sqaruar edhe njëherë se cilat janë përgjegjësit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe kush e ka përgjegjësinë për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

"Fillimisht me lejoni të ju njoftojm se KEK-u, sipas Bilancit energjetik, deri me 15/12/2018 ka qene e planifikuar të kemi ne operim dy njësi gjeneruese në TC “Kosovës A” dhe një njësi gjeneruese në TC “Kosova B”. Aktualisht jemi në prodhim me “Njësinë B2” të TC “Kosova B” e po ashtu me “Njësinë A3” të TC “Kosova A”", thekson KEK.

Kapacitetet prodhuese sipas KEK aktualisht janë mbi 400 Megavat/Orë energji elektrike.  Kurse, “Njësia A4 e TC “Kosovës A”, me datën 21.11.2018 është jashtë operimit për shkak të një defekti teknik të paraqitur në rrjedhën e Kaldajës (kjo njësi është instaluar para 60 viteve, prandaj ka probleme të mëdha teknike). Sipas obligimeve dhe rregullave të tregut, KEK-u me kohë, 24 orë me herët i ka njoftuar operatorët për këtë ndalesë. Sipas planifikimit pritet të kthehet në prodhim më datën 26.11.2018.

Ndërsa, “Njësia B1” e “Kosovës B” e cila është në remont të planifikuar vjetor pritet të startoj me prodhim me datën 15.12.2018.

KEK-u nuk ka asnjë përgjegjësi sa i përket furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike dhe reduktimeve qe po ndodhin.

 Sipas licencës, KEK-u nga viti 2013 ka përgjegjësinë ekskluzive vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe eksploatimit të thëngjillit.

Kurse, furnizues publik nga viti 2013, sipas licencës është KEDS/KESCO. Ky operator ka përgjegjësi dhe obligim për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Ndërsa KOSTT është përgjigjes për balancimin e sistemit të energjisë elektrike.

 Prandaj, për reduktimet apo mungesën e energjisë elektrike të konsumatorëve duhet të japin llogari ata të cilët janë të licencuar dhe kanë këto obligime.

Fundja pikërisht për këtë arsye sipas KEK edhe është privatizuar distribucioni, pra që të sigurohet energji elektrike sa janë nevojat e konsumit dhe jo vetëm sa janë kapacitet tona të prodhimit.

"Kapacitetet prodhuese të KEK-ut, edhe nëse janë të gjitha njësite në prodhim, qe është absolutisht e pamundur për shkak të vjetërsisë, (rreth 60 vite me parë janë instaluar në TCA dhe e 30 viteve me parë në TCB), prodhojnë maksimumin e mundshëm, 800 MW/h, derisa konsumi i brendshëm në sezonin e dimrit shkon deri në 1100 MW/h. "

"Prandaj edhe janë ndarë përgjegjësit dhe obligimet sipas licencave qe kemi dhe është rregulluar se kush janë operatorët në treg qe duhet të sigurojnë mungesën e energjisë, pra importin."

"Edhe një herë dëshirojmë ta sqarojmë se; KEK-u e ka për obligim të prodhoj aq sa ka kapacitete dhe mundësi teknike dhe t’i njoftojmë me kohë, 24 orë me herët operatorët për sasinë e prodhimit vendor, ndërsa operatoret e licencuar në treg (KEDS / KESCO dhe KOSST) janë të obliguar ta sigurojnë sasinë tjetër të energjisë nga importi."

"Ndryshe, ne jemi dukë bërë maksimumin brenda mundësive tona teknike qe t’i mbajmë në prodhim njësite tona prodhuese në mënyre qe të mbulojmë sa me shumë konsumin, por nuk kemi përgjegjësi për reduktimet dhe as të sigurojmë sasinë tjetër të energjisë së nevojshme", thekson KEK-u.

Gjatë nëntë mujorit të këtij viti KEK-u ka arritur me sukses të realizojë  prodhimin sipas planifikimeve dhe bilancit energjetik.

Po ashtu KEK thekson se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për  periudhat e ardhshme dhe janë duke u përfunduar të gjitha remontet sipas planifikimeve të parapara dhe janë krijuar rezerva të mjaftueshme te thëngjillit.

"Në dy muajt e fundit, edhe pse nuk kemi pasur obligim sipas bilancit energjetik, kemi punuar me 3 blloqe të Termocentralit “Kosova A” vetëm dhe vetëm qe të ulim importin e shtrenjtë".

"Për fund edhe një sqarim, opinioni duhet të njoftohet se importi i energjisë elektrike është i paraparë në tarifat e konsumatorëve dhe këtë e ka obligim dhe duhet ta sqaroj Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike", thuhet ne fund te reagimit te KEK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)