28 Mars 2024

PEN dhe SFCK në aksion kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Prishtinë, 22 prill - Sot në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, PEN - Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim - SFCK, në mbështetje nga Komisioni Evropian, kanë ftuar të gjithë njerëzit, të rinjtë, fëmijët dhe prindërit, që të bashkangjiten në sheshin Nënë Tereza për të ngritur zërin ndaj ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Edhe pse me ardhjen e stinës së pranverës dhe verës, nivelet e ndotjes së ajrit ulen, ajo që nuk duhet harruar është se përsëri me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit, ndotjet enorme të ajrit do të rikthehen përsëri, duke kontribuar më tej në shtimin e sëmundjeve tek fëmijët, të moshuarit dhe qytetarët e tjerë.

Aksioni do të jetë aktive gjatë tërë kohës në orarin e cekur, dhe do të përfshijë: Intervenime artistike dhe muzikore kundër ndotjes së ajrit; Matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit nga aktivistët; Materiale informuese në lidhje me ndotjen e ajrit dhe ndikimin e saj në shëndet, si dhe shpërndarje të maskave kundër ndotjes së ajrit; Mesazhe solidariteti për të gjithë ata që janë prekur nga sëmundje të ndryshme si pasojë e ndotjes së ajrit. Kujtojmë se raporti i Bankës Botërore në Kosovë, ka përllogaritur rreth 835 vdekje të parakohshme çdo vit në Kosovë si pasojë e ndotjes së ajrit; si dhe thirrje ndaj institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, që të punojnë në mënyrë sistematike në marrjen e masave gjatë periudhave kur ndotja e ajrit fillon të rritet, si dhe të vazhdojnë të publikojnë të dhanat për ndotjen e ajrit edhe gjatë stinës së pranverës dhe verës.


Projekti “Making Sense” është projekt inovativ, i mbështetur nga Komisionit Evropian, dhe zhvillohet paralelisht në Belgjikë, Spanjë, Skoci, Holandë dhe Kosovë. Ky projekt në Kosovë implementohet nga PEN (Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë) dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim.

Qëllimi i projektit është aftësimi i qytetarëve që të monitorojnë vetë gjendjen e mjedisit të tyre, të krijojnë kampanja mobilizuese, dhe së bashku me akterë kryesorë të synojnë ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)