29 Mars 2024

Pas 10 janarit pritet të aktivizohen të gjitha blloqet e TC-ve te KEK-ut

Prishtinë, 27 dhjetor - E drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt, të 22-tën me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar projektligje, rregullore dhe vendime nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes para kabinetit qeveritar, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, raportoi në detaje për situatën më të fundit të furnizimit me energji elektrike, për arritjen e marrëveshjes me banorët e këtyre zonave, procesin e zhvendosjes së tyre si dhe për pagesën e qirasë dhe obligimeve tjera që dalin nga ky proces.

Në raportimin e tij, Gjukaj tha se falë angazhimit të Qeverisë dhe marrëveshjes me banorët e Shipitullës, konkretisht ata të lagjes Mirena, nga mesdita e djeshme ka filluar mihja e dheut.

Ai tha se është duke u punuar me nga një bllok në A dhe B, ndërsa nga ora 24:00 e ditës së sotme do të aktivizohen edhe 260 megavat që shkon diku në 82 për qind e mbulimit të konsumit nga prodhimi vendor.

“Besoj se më këtë dinamikë pas datës 10 janar pritet të aktivizohen të gjitha njësitë”, tha Gjukaj.

Kryeministri Haradinaj lidhur me këtë raportim tha se janë momente të ndjeshme të furnizimit me energji dhe për këtë duhet angazhimi i të gjithëve.

Kryeministri tha se duhet të bëhet stabilizimi i furnizimit me rrymë, pra të mos ketë ndërprerje dhe të mos ketë rritje të çmimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)