16 Shtator 2019

Partitë politike të paraqesin qëndrimin e tyre ndaj kontratës për TC ‘Kosova e Re’

Prishtinë, 3 shtator - Organizatat e shoqërisë civile si Balkan Green Foundation, Insituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, ju bëjnë thirrje partive politike dhe koalicioneve në garë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të paraqesin qëndrimin e tyre ndaj kontratës për projektin TC ‘Kosova e Re’. 

Sipas vlerësimeve dhe studimeve te ketyre organizatave, projekti ‘Kosova e Re’ do të jetë barrë e rëndë mbi supet e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Kontrata në të cilën një operatori privat (Contour Global) i garantohet fitimi dhe i eliminohen rreziqet, sipas ketyre organizatave i mbulohen të gjitha kostot fillestare dhe i garantohet blerja e produktit pa rezervë për 20 vite rresht, përbën asgjë më shumë sesa vënje e potencialit dhe kapitalit publik në funksion të fitimit të një kompanie private. Kontrata, rrjedhimisht, shkelë Kushtetutën dhe legjislacionin që mbron konkurrencën e lirë dhe barazinë në treg dhe si e tillë duhet anuluar!

"Ju rikujtojmë se, i gjithë procesi për zhvillimin e këtij projekti është shoqëruar me jo-transparencë, shkelje ligjore dhe ndryshime të kushteve tenderuese në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, dhe në kundërshtim me vendimin e Kuvendit të Kosovës nr.03-V-272 të 1 prillit 2010 për aprovimin e Strategjisë së Energjisë 2009-2018", thuhet ne njoftimin e organizatave

Për më tepër, në tetor 2018, Banka Botërore ka tërhequr mbështetjen për ndërtimin e termocentralit të ri me arsyetimin se termocentrali me qymyr ‘Kosova e Re’, nuk mund të garojë me çmimin e energjisë së ripërtërishme.

Contour Global ka vetëm 30% të vlerës së ndërtimit, shumës së përgjithshme prej 1.3 miliardë, ndërsa 70% do t'i sigurojë me kredi. Në qoftëse jetësohet ky projekt, me termet e nënshkruara nga Qeveria në ikje, Kosova përveq që do të sigurojë kompanisë thëngjillin dhe ujin, do t'ia sigurojë një çmim 10 euro për hektar tokë.

Ndërsa, kur të përfundojë ndërtimi i termocentralit, shteti i Kosovës, detyrohet ta blejë energjinë elektrike të prodhuar nga Contour Global me 80 euro për MW. Për ta bërë këtë, Kosova tanimë ka themeluar kompaninë publike ‘New Kosovo Electric Company’ (NKEC), e cila do ta blejë tërë energjinë e termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe do t'ia shesë KEDS-it, kompanisë private turke e cila shpërndan energjinë elektrike tek qytetarët e Kosovës.

Kosova dhe qytetarët e saj do të duhet të paguajnë €185 milionë në vit apo €3.7 miliardë për 20 vite për këtë projekt. Paratë për subvencionim do të vijnë nga buxheti i Kosovës dhe tarifat e ngritura për energji elektrike në mënyrë që kompania e re publike NKEC të respektojë kontratën për 20 vite. Subvencionimi prej €3.7 miliardë për 20 vite nga buxheti i Kosovës do të thotë më pak investime në infrastrukturë, siguri, arsim e shëndetësi.

"Andaj, në mënyrë që të vlerësohet angazhimi juaj për mbrojtjen e interest publik, kërkojmë të bëni të njohur qëndrimin tuaj  ndaj kësaj kontrate", thuhet ne fund te njoftimi te organizates se shoqerise civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019 - Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)