28 Mars 2024

Partia Ekologjike e shqetësuar për gjendjen e ndotjes enorme në Kosovë

Prishtinë, 28 janar - Partia Ekologjike e Kosovës, shpreh shqetësimin e vet të thellë për gjendjen e ndotjes enorme në Kosovë, e në veçanti në Prishtinë dhe rrethinën e saj.

Arif Krasniqi, kryetar i Partisë Ekologjike ka thënë së me me muaj të tërë, Prishtinën dhe rrethinën e saj e ka kapluar një ndotje e paparaparë.

"Për kundër shumë reagimeve tonat, të OJQ-ve dhe qytetarëve të Kosovës, ka kohë që nga institucionet e kompetente dhe Qeveia e Kosovës, nuk ndërmarrin asgje, përveq se në ekranet tona televizive paraqiten duke konstatuar gjendjen e mjedisit, por ajo që për ta është e rëndësishmeja – Ndërmarrja e masave për zvogëlimin dhe evitimin e ndotjes nuk ka", ka theksuar Krasniqi.

Partia Ekologjike e Kosovës, edhe pse sipas tij të vonuar e përshëndet dhe i bashkohet Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, për porosinë që dërgoi Institucioneve shtetërore për ndërmarrjen e masave sa më të shpejta për ta përmirësuar gjendjen e mjedisit në Prishtinë.

Krasniqi ka thënv se edhe kësaj here, Partia Ekologjike bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj, që sa më parë të vejnë në funksion mekanizmat e saj për të zvogëluar apo evituar ndotjen enorme e cila e ka kapluar vendin e në veçanti kryeqytetin dhe rrethinën e saj.

"Kërkojmë që me urgjenti të bëjnë ndalimin e ndotjes, të ndikoj në burimet dhe gjeneratorët e ndojeve me urdhëresë të veqant, qoftë kjo edhe ndërprerjen e prodhimit të energjisë, në zvogëlimin e qarkullimit të automjeteve, ndërpreje të rrenimit të objekteve në fshatin Shipitull, të cilët veq sa vjen e e vështërson gjendjen mjedisore e në veçanti ndotjen e ajrit."

"Kjo gjendje tani më nuk është e durueshme, kjo gjendje e mjedisit shkakton pasoja të mëdha për shëndetin e qytetarwe të saj, për sjelljen e sëmundjeve, gjendjes gripoze etj", ka deklaruar në fund Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)