14 Dhjetor 2017

Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë, 7 tetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm si dhe pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar.

Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga  8-14 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja,  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Dhjetor 2017 - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë ku do te bisedoj lidhur me gjendjen aktuale të përputhshmërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, nga ana e Kosovës. (Ndërtesae Kuvendit, salla N-303, ora 9:00)

- Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës rreth zbatimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Marrëveshjeve të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë;. (Ndërtesae Kuvendit, salla N 302, ora  10:00)

- Caritas Kosova do të dhurojë 25 shtretër me dyshekë dhe komodina, donacion për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Objekti i Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- ARDA organizon ceremoninë e hapjes së Panarit Dimëror në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”. (Ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet një konferencë për media lidhur me deklaratën e përbashkët të dhjetëra subjekteve joqeveritare për Projekt-ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili është duke u draftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe parashihet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 13:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese, BIRN Kosova, ne bashkepunim me Qendren e Avokimit per Kulture Demokratike, ACDC, do te organizoje nje koktej rasti per ceremonine e ndarjes se çmimeve per 3 storiet me te mira gazetareske, ne kuader te iniciatives se perkrahur nga Ambasada Holandeze ne Kosove. (Kafe-librari, Dit' e Nat', 18:00)

-  Hapet ekspozita "Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja" me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja. (Modelariumin e Arkitekturës mbrapa Ministrisë së Arsimit, ora 19:00)