23 Prill 2024

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë, 10 qershor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se masat e ajrit me presion të rritur atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Kjo gjendje meteorologjike do të krijoj kushte për mot të qetë përjashtuar ditën e marte, ku vende-vende mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-33 gradë Celsius.

Temperaturat mbi 30 gradë, parashihen në pjesën e dytë të javës. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, si pasojë e kthjellimeve dhe insolacionit. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)