19 Mars 2024

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë, 14 janar - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së gjatë këtyre pesë ditëve do të do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe kohë pas kohe me diell.

Dy ditët e para të javës parashihet që të ketë vranësira të dendura dhe reshje bore, e në Dukagjin reshjet e borës do të jenë të përziera me shi.

Nuk parashikohet të ketë reshje të intensitetit të lartë por të intensitetit të ulët deri mesatar, kryesisht të hënën por edhe ditën e marte vende-vende mund të ketë reshje lokale.

Pos kësaj situate meteorologjike, mëngjeset do të jenë me ngrica dhe me kushte për mjegull, kryesisht  në viset e ulëta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius.

E mërkura paraqitet si dita më e ftohtë , ndërsa e enjte parashihet të regjistroj maksimalet e kësaj jave.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales, por nga e marta, sërish do të ketë ngritje mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)