19 Prill 2024

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë, 22 gusht - Vendi ynë për gjatë kësaj periudhe do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot  kryesisht i vranët dhe me periudha me diell.

Sipas situates sinoptike që po mbreteron mbi gadishullin Ballkanik reshje shiu pritet  të fillojn nesër dhe do të vazhdojnë edhe ditën e martë.

Të mërkuren pritet të ketë më shum orë me diell dhe do të vazhdoj një situatë e ngjajshme deri të premten, duke mos i përjashtuar  reshjet e izoluara të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete, por me intensitet të dobët.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Në Viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit me shpejtesi deri 13m/s.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)