28 Mars 2024

Parashikimi i motit për pesë ditë

Prishtinë, 19 qershor - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë deri në 30 gradë Celsius në ditët në vijim.

Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes.

Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)