19 Prill 2024

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme te javës

Prishtinë, 29 tetor - Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Të hënë dhe të martën në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të jenë aktive dhe jostabile, si pasojë mund të sjellin reshje afatshkurta shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Sa i përket fushave termike, do të ketë ngritje të lehta, sidomos në temperaturat minimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet  20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)