20 Shtator 2021

Pandemia falimentoi në një numër të madh biznesesh në sektorin e energjisë

New York, 14 shtator - Pandemia e koronavirusit ka çuar në një numër të madh falimentimesh në sektorin e energjisë, sipas Fitch Ratings.

Kërkesa e dobët e naftës dhe gazit natyror në periudhën e hershme të pandemisë çoi në uljen e çmimeve, duke shkaktuar ngritjen e kërkesave të falimentimit, tha agjencia globale e vlerësimit në një raport.

"Disa parashtrues kërkesash ishin duke luftuar për shumë vite që nga rëniet e mëparshme të çmimit në tregun e naftës", tha drejtori i Fitch, Judah Gross, në raport.

"Mungesat e vazhdueshme e parave të gatshme u rritën nga shkurtimet historike të lidhura me pandeminë e koronavirusit për benzinë dhe karburantet e aeroplanëve, dhe rënia e çmimeve të tregut. Të tjerët nuk ishin në gjendje të rifinanconin ose të shlyenin afatet në pritje", shtoi Gross.

Menjëherë pas masave të karantinës globale, çmimet standarde të naftës Brent ranë nën 16 dollarë për fuçi më 22 prill 2020, sipas shifrave zyrtare.

Ndërsa vaksinimi dhe normalizimi i shpejtë në mbarë botën rriti kërkesën globale të naftës, çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 77 dollarë për fuçi më 5 korrik të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)