27 Nëntor 2021

OJQ-të themelojnë koalicion për të punuar rreth klimës, energjisë dhe mjedisit

Prishtinë, 8 tetor - Organizatat e shoqërisë civile si Institute for Development Policy (INDEP), Group for Legal and Political Studies (GLPS), CNVP Foundation, Sustainability Leadership Kosova (SLK), Qytetarët Aktivë and WWF Adria janë bashkuar dhe kanë themeluar për here të pare në Kosovë grupin Coalition 27, për të punuar së bashku rreth klimës, energjisë dhe mjedisit.

Kosova, po ashtu sikur se edhe vendet tjera të Ballkanit Perendimor të cilat synojnë të bëhen anëtare të BE-së, është e obliguar t'i përmbushë standardet e kërkuara nga Komisioni Evropian.

Përmes marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, do të angazhohet në zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në në të gjitha fushat e politikave, deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të BE-së.

Kapitulli 27 (Chapter 27) - Mjedisi dhe ndryshimet klimatike, si një nga kapitujt/standardet që duhet të plotësohen mbulon politikat mjedisore të BE-së te cilat kanë për qëllim të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Zbatimi i këtyre standardeve kërkon angazhim të përkushtuar të institucioneve qendrore dhe lokale, organizatave të shoqërisë civile etj. Prandaj, themelimi i këtij grupi do të ndihmoj Kosovën në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE.

Andaj, sot do te mbahet takimi zyrtar i këtij grupi ku përveç nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit do të jepet edhe prononcim për media.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)