29 Mars 2024

OJQ-të fitojnë procesin gjyqësor ndaj MZHE për qasje në dokumente publike

Prishtinë, 9 qershor - Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, dhe Instituti për Politika Zhvillimore, duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës (i bashkangjitur për dëshmi), kemi ri-dërguar kërkesën për qasje në dokumente zyrtare te Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, për projektin që tanimë dështoi, termocentralin ‘Kosova e Re’.

Konkretisht qasje u ri-kërkua për: (1) thirrjen finale për aplikim e cila i është dërguar kompanive të parakualifikuara si dhe qasje në (2) ndryshimet në pakon tenderuese që kanë ndodhur nga thirrja e parë për parakualifikim deri në përzgjedhjen e ofertuesit dhe arsyet për ndryshimet në pako.

Dokumentet e lartëcekura i kemi kërkuar edhe më parë, mirëpo në këto dokumente nuk na është lejuar qasja. Si rezultat, kemi paditur Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Dëshirojmë të rikujtojmë që ne kemi fituar padinë kundër Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila na ka dhënë të drejtë për t’u qasur në dokumentet që ndërlidhen me procesin e tenderimit për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Mirëpo, MZHE atëherë zgjodhi të mbroj privilegjet e një kompanie të huaj përballë zbatimit të një vendimi gjyqësor për të kërkuar transparencë të dokumenteve dhe vendimeve publike. Si rezultat, MZHE kishte ushtruar ankesë, përmes përfaqësueses së autorizuar Ministrisë së Drejtësisë - Avokatura Shtetërore. Mirëpo Gjykata e Apelit, me aktgjykimin e datës 05.03.2020, gjeti se ankesa e MZHE-së ishte e pabazuar dhe se aktgjykimi i ankimuar u vërtetua si i drejtë dhe i ligjshëm.

Një vendim i tillë i cili garanton interesin qytetar dhe të drejtën e tyre për tu informuar fatkeqësisht vie mjaft vonë, pas nënshkrimit të kontratës komerciale në mes të Qeverisë së Kosovës dhe ‘Contour Global’ e cila tashmë ka pretendime për obligime financiare.

Vendimet e institucioneve publike për të refuzuar qasjen në dokumente publike përbëjnë shkelje të një parimi esencial të të drejtave të njeriut, lirisë së informimit dhe transparencës së vendimmarrjes publike. Shpresojmë që udhëheqësia e tanishme e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit nuk do të vazhdojë praktikën e njejtë dhe do të zbatojnë vendimin e gjykatës duke na dhënë dokumentet e kërkuara.

Ky është aktgjykimi i katërt i cili i jep të drejtë organizatave jo qeveritarë për qasje në dokumente publike, të cilat jashtë ligjshëm janë mbajtur sekret nga MZHE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)