25 Prill 2024

OAK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me ZRRE

Prishtinë, 29 janar - Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, të udhëhequr nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, u pritën në takim nga përfaqësuesit e ZRRE të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Bordit Arsim Janova.

Qëllim i këtij takimi ishte nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet OAK-së dhe ZRRE-së, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset.

Përmes këtij Memorandumi OAK dhe ZRRE pajtohen që në funksion të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre. Ato gjithashtu do të këmbejnë informatat e domosdoshme, që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesit.

Janova theksoi që është i hapur për bashkëpunim me odën ashtuqë të arrihen përmirësimet e nevojshme dhe të krijohen lehtësira për shoqërinë në përgjithësi, e në veçanti për bizneset.

Krasniqi shtoi që qëllim i themelimit të OAK-së është përmirësimi i gjendjes reale të të bërit biznes në Kosovë, për të arritur këtë oda vazhdimisht po angazhohet në identifikimin e problemeve, ofrimin e alternativave për zgjidhje dhe adresimin tek insitiucionet kompetente.

Me qëllim që këto kërkesa të shtyhen para dhe të arrihen rezultatet e kërkuara nga bizneset, OAK po punon që të krijoj kanale të drejtpërdrejta të komunikimit me të gjitha institucionet vendore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)