16 Prill 2024

Nxënësit e shkollës “Xhemajl Mustafa” mësojnë si funksionon KEDS-i

Prishtinë, 10 tetor - Erea Blakaj, nxënëse e klasës së VIII, të martën e kishte një ditë shkollore ndryshe nga mësimet e zakonshme. Ajo, bashkë me 60 nxënësit tjerë të Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa” të Prishtinës vizituan KEDS-in.

“Mësova shumë gjëra sot. Nuk e dija që ka kabllo të rrymës bistekë që mbështillen dhe nuk janë të rrezikshme edhe po u prekan me dorë”, thotë ajo, teksa vrojtonte vendosjen e rrjetit të tensionit të ulët në fshatin Dyz të Podujevës.

Aty KEDS po ndërton rrjetin e ri për 90 familje duke përfshirë edhe një trafo shtesë,  përderisa nxënësit kanë parë në praktikë si ndërtohet rrjeti energjetik, cilat janë nivelet e tensionit, për çka shërbejnë dhe si transformohen ato në nivele më të ulëta, deri te konsumatori shtëpiak.

“E shoh ndryshe KEDS-in. Po më pëlqen shumë si funksionon në realitet distribuimi dhe furnizimi i energjisë elektrike. Kjo ma shton dëshirën që të bëhem inxhiniere”, shton Erea, e cila pos emrit të veçantë, ka edhe pasionin për të mësuar sa më tepër.

Kureshtja e nxënësve ka qenë e madhe, sidomos për faktorët e sigurisë. Atyre u është shpjeguar nga menaxheri i Departamentit të Mirëmbajtjes, Ramadan Arifi dhe stafi i tij, se si vendosen mbrojtësit në rrjet, të cilët mbrojnë rrjetin nga faktorët ekstern dhe njerëzit nga kontakti me shkarkimet elektrike.

“Këtu po ndërtojmë rrjetin e ri të tensionit 0.4 kV. Nga këto shtylla që po i vendosim dhe nga këta përçues, të cilët po i shihni tek i vendosin punëtorët e KEDS-it, furnizohen me energji elektrike direkt konsumatorët. Ky është niveli fundor i tensionit dhe lidhet direkt me shtëpitë përreth”, u tha Arifi nxënësve.

Nxënësit kanë mësuar edhe si funksionojnë KEDS-i dhe KESCO në përgjithësi, sikurse kanë bërë vizitë të veçantë në Qendrën e Kalibrimit.  Aty, Menaxheri për AMR dhe Kalibrim, Shukri Aliu, u ka shpjeguar se si funksionojnë njehsorët e energjisë elektrike, që nga prodhimi i tyre, kalibrimi e deri te vendosja e tyre në shtëpitë e konsumatorëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)