23 Prill 2024

Nord Stream II shkarkon të gjithë punëtorët në Zvicër

Munich, 1 mars - Njoftohet se gazsjellësi gjermano-rus Nord Stream II ka shkarkuar të gjithë punëtorët e saj në Zvicër.

Siç raportojnë mediet zvicerane, ky veprim është ndërmarr pak minuta përpara se të fillojë seanca e Parlamentit shtetëror në Schwerin.

Operatori i gazsjellësit është i vendosur në kantonin zviceran të Zug për arsye tatimore.

Nord Stream II është një tubacion – në vlerë prej 11 miliardë dollarësh – i projektuar për dërgimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik.

Projekti ka shumë kritikë, të cilët thonë se ai do ta rriste varësinë e BE-së nga gazi rus, ndërkohë që do ta privonte Ukrainën nga tarifat jetike të tranzitit, që merr nga tubacionet ekzistuese në territorin e saj.

Pas lëvizjeve të fundit të Kremlinit kundër Ukrainës, kancelari gjerman Olaf Scholz, ka njoftuar se Berlini ka pezulluar certifikimin e gazsjellësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)