21 Janar 2020

Ngrohja globale, shkak i zjarreve në Australi

Canberra, 10 janar - Në vitin 2017, kur kryeministri australian Scott Morrison ishte deputet, solli në parlament një copë qymyrguri dhe tha me ton ironik: "Ky është një qymyrgur. Ky është një qymyrgur, mos u shqetësoni dhe mos u frikësoni. Ai nuk është i dëmshëm."

Me këtë shembull, ai dënoi partinë opozitare që u prek nga "antipatia për qymyrgurin". Por sot, përballë zjarrit pyjor që vijon prej katër muajsh dhe nuk ka të ndaluar, Morrison nuk flet më fjalë të tilla.

Aktualisht Australia ndodhet në sezonin e zjarreve. Në krahasim me gjendjen e kaluar, fatkeqësia e shkaktuar nga zjarri është më e rëndë dhe pasojat janë më të tronditëse.

Të enjten paradite sipas orës vendëse, kryeministri Morrison tha se zjarri ka shkaktuar 27 viktima dhe ka djegur 2131 shtëpi.

Sipas vlerësimit fillestar nga zoologët, në Australi kanë ngordhur rreth 500 milionë kafshë, ndërkohë që sipërfaqja e deritanishme e prekur nga zjarri në Australi është mbi 1 mijë hektarë, shifër kjo më e madhe se sipërfaqja e Koresë së Jugut.

Zjarri në pjesët jugore e lindore është acaruar dhe pritet të përhapet përgjatë bregdetit lindor, duke e bërë më serioze situatën.

Por si ka mundësi që ky zjarr nuk arrin të shuhet edhe pse kanë kaluar më shumë se katër muaj? Sipas autoriteteve të fushës, kjo lidhet drejtpërdrejt me ngrohjen e klimës globale.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Australiane e Meteorologjisë, gjatë mbi 100 vjetëve pas vitit 1910, temperatura mesatare tokësore në Australi u ngrit afro 1 gradë celsius.

Në vitin 2019, temperatura mesatare dhe ajo maksimale shënuan rekord. Në qytetet kryesore, si Sidnej dhe Melburne, temperatura kaloi 45 gradë celsius.

Njëkohësisht, reshjet mesatare të shiut në Australi ishin vetëm 277.63 milimetra, shumë më të ulëta se rekordi prej 314.46 milimetrash në vitin 1902. Temperatura e lartë, reshjet e ulëta dhe thatësira serioze shkaktojnë përhapjen e pakontrollueshme të zjarrit pyjor.

Krahas faktorëve natyror, nuk mungojnë edhe ata artificial. Australia radhitet në vendet e para për vëllimin për frymë të shkarkimit të karbonit në botë. Si një vend i zhvilluar, ajo duhet të angazhohet më shumë për pakësimin e shkarkimit të karbonit.

Për shembull, Australia ka qenë i vetmi vend i industrualizuar përveç ShBA-së, që refuzoi nënshkrimin e Protokollit të Kiotos.

Më vonë, ajo nënshkroi Marrëveshjen e Parisit, por me tërheqjen e ShBA-së nga kjo marrëveshje, edhe Australia vepron gjithmonë e më larg marrëveshjes.

Sipas gazetës "the Financial Times", në konferencën e 25-të të nënshkruesve të Konventës së Kornizës të OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës, që u mbajt muajin e kaluar në Madrid, pjesëmarrësit nuk arritën unanimitet për sistemin globla të tregtimit të karbonit dhe kjo u shkaktua kryesisht nga kundërshtimi i Australisë e ShBA-së.

Krahas këtyre, qeveria australiane ndodhet përpara presionit nga grupet vendëse me interesat ekzistuese. Vëllimi i eksportit të qymyrgurit nga Australia zë afro një të tretën e vëllimit të përgjithshëm botëror dhe sektori i qymyrgurit është burimi kryesor i të ardhurave qeveritare.

Kështu, qeveria australiane dhe veçanërisht ajo e Partisë Liberale ka refuzuar zvogëlimin e kësaj industrie.

Përballë flakëve në përhapje e sipër, ish-ministrja e Jashtme e Australisë Julie Bishop tha në një intervistë se vendi i saj nuk ka ende një politikë unike të energjisë përballë ndryshimit klimatik. Ajo tha se nëse një vend si Australia nuk mund të luajë rol drejtues, është e vështirë të kritikojë vendet e tjera në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Me rastin e vdekjes së ish Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahoveci, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)