23 Prill 2024

Nga sot situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit

Prishtinë, 21 gusht - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas këtyre reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit.

Kështu që këto tri ditë të mbetura të kësaj jave do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike.

Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)