25 Prill 2024

Nga sot nis ngritja e temperaturave

Prishtinë, 2 mars - Pas kësaj vale të acart të këtyre ditëve të fundit të muajit shkurt, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me origjinë nga juglindja, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sipas të cilit shtypja atmosferike do  të shënoj rënie duke i ruajtur vlerat e normales.

Kjo situatë ndryshe e motit do të jetë gjithnjë në  përmirsim sa i përket gjendjes termike.  Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-3 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nërmjet 3-4 gradë Celsius. Këto vlera të temperaturave  pozitive do të ndikojnë në shkrirjen e ngadalshme të borës gjatë ditës derisa gjatë natës dukuria e shkrirjes do të jetë më e ngadalt  meqë do të ketë vlera negative të temperaturave.

Moti do të mbetet kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe do të ketë reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët. 

Në mëngjes do të ketë ngrica të cilat do të vështirësojnë komunikacionin  kurse në shumë territore do të paraqitet edhe mjegulla si dukuri meteorologjike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)