25 Prill 2024

Nga sot do të mbajë mot kryesisht me diell

Prishtinë, 24 prill - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë javës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte sipas IHK-së do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të premten do të ketë mundësi të vogla për riga të izoluara shiu, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga  jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)