25 Prill 2024

Nga e mërkura reshjet e borës do të arrijnë edhe në viset e ulëta

Prishtinë, 26 nëntor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur fushat me presion të ulët që kanë përfshirë vendin tonë orëve të fundit, do të vazhdojnë të mbeten prezente deri ditën e mërkurë, duke krijuar kushte për mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu deri sa në viset malore do të ketë mundësi edhe për reshje bore.

Të mërkurën sipas institutit reshjet e borës vende-vende mund të arrijnë edhe në viset e ulëta.

Sa i përket fushave termike, dita e hënë mbetet me temperaturat më të larta, kurse në ditët tjera, grafiku i fushave termike do të shënoj rënje duke regjistruar edhe vlera negative, sidomos të enjten dhe të premten.

Temperaturat minimale parashihen të bijnë deri në -5 gradë, ndërsa maksimalet e ditës deri 12 gradë (të hënën).

Të hënën do të ketë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi mbi 16m/s, kurse ditët tjera, era do ta ndërroj kahun në drejtim të verilindjes me shpejtësi deri 6m/s.

Shtypja atmosferike nga mesi i javës do të shënoj rritje të ndjeshme duke mundësuar që ato masa anticiklonike të bllokohen për 4-5 ditë duke bërë që vlerat e ndotjes të shënojnë rritje.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)