10 Prill 2021

Nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore

Prishtinë, 3 prill - Në parashikimi i motit për nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.

Temperaturat do të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme. Minimalet ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)