24 Janar 2020

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e centralit me diell

Prishtinë, 24 shtator - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), për kshillimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e një centrali energjetik me diell me kapacitet 50 MW.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Vienës, ministri Lluka, ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe është shprehur se ky projekt do të gjeneron rritje ekonomike dhe vende të reja të punës.

“Kam kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë në histori të Republikës së Kosovës me zv. Presidenten e IFC (pjesë e Bankës Botërore), Georgina Baker, për zhvillimin e projektit energjia nga dielli me kapacitet 50MË, përmes partneritetit publiko-privat, mbi baza konkurruese."

"Zhvillimi i projekteve të tilla të partneritetit publiko-privat, përveç se do të fuqizoj tutje aktivitetin ekonomik të vendit duke gjeneruar rritje ekonomike e vende të reja të punës, do të ndikojë drejtëpërdrejt në ulje të cmimit të energjisë për konsumatorë dhe rritje të transparencës”, është shprehur Lluka.

Ky projekt gjithashtu përmbush një pjesë të obligimeve të Republikës së Kosovës karrshi direktivave të Bashkimit Evropian për diversifikim të gjeneratorëve të energjisë elektrike.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)