12 Prill 2021

Nënshkruhet kontrata për transmetim të energjisë elektrike në Ferizaj

Prishtinë, 1 prill - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani nënshkroi kontratën me përfaqësuesen e kompanisë ABB Power Grids Zagreb, znj. Nina Dusper Sushiç për implementimin e projektit për ndërtim të Nënstacionit të ri 110/35/10(20) kV Ferizaj 3.

Ky investim kapital i KOSTT në vlerë prej mbi € 4.7 milion përveç ndërtimit të nënstacionit të ri në Komunën e Ferizajt parasheh edhe instalimin e transformatorit energjetik me fuqi prej 40 MVA (mega volt amper) në këtë nënstacion.

Implementimi i projektit do të ketë ndikim të theksuar në rritjen e sigurisë dhe të kualitetit të furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për rajonin e Komunës së Ferizajt duke mundësuar kushte për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik të komunës me rrethinë.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani theksoi “Zhvillimi i vazhdueshëm i Sistemit të Transmetimit të Kosovës është prioritet i KOSTT dhe ne jemi të përkushtuar që përmes planifikimit zhvillimor afatgjatë dhe investimeve adekuate të ofrojmë shërbime cilësore për shfrytëzuesit e sistemit duke kontribuar kështu në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë si shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik dhe social në vend.”

Nga momenti i fillimit të punimeve, implementimi i projektit parashihet që të përfundojë në afat prej 24 muajsh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)