22 Tetor 2018

Ndotja e ajrit vret çdo vit 7 milionë njerëz

Gjenevë, 3 maj - Nëntë në 10 persona në planetin tonë thithin ajër të ndotur, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, me ndotjen e ajrit të brendshëm, që përbën një problem të madh dhe në përgjithësi të panjohur.

Raporti i fundit nga OBSH-së thotë se ndotja e ajrit vret çdo vit 7 milionë njerëz në popullatën e margjinalizuar në vende të tilla si Afrika dhe Azia, të cilët mbajnë peshën kryesore.

"Kjo është e rëndësishme dhe e papranueshme," thotë zyrtarja e OBSH-së, Dr. Maria Neira.

Ajri i ndotur, si brenda ashtu dhe jashtë çon në goditje dhe sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive dhe sëmundje kronike të frymëmarrjes si astma.

Ndërsa shumica e njerëzve e lidhin ndotjen e ajrit me burimet në natyrë, siç janë çlirimi i gazeve në fabrika dhe nga makinat, raporti i OBSH-së thotë se ndotja e brendshme shkakton afro 4 milionë vdekje në vit.

"Tre miliardë njerëz në botë ... pothuajse gjysma e popullsisë botërore ... ende mbështeten në lëndë djegëse shumë ndotëse për gatim, ngrohje apo ndriçim", thotë Dr. Neira.

Ato përfshijnë vajgurin, drutë dhe lëndë djegëse të tjera të ngurta në vend të burimeve më të pastra, siç janë energjia elektrike dhe gazi.

"Kjo është diçka që duhet ta zgjidhim. Duhet të rrisim qasjen tek lëndët djegëse të pastra dhe energjia e pastër për këtë pjesë shumë të rëndësishme të popullatës sonë".

Dr. Neira njoftoi se OBSH-ja do të organizojë konferencën e parë globale mbi ndotjen e ajrit në fund të tetorit në Gjenevë, ku do të kërkojë rrugë për zgjidhjen e problemit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2018 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 9:25)

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.  (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer, deputet në Bundestag, në Kosovë, Ambasada Gjermane organizon një takim me gazetarë. (Ambasada Gjermane, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon hapjen e  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.  (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për mbështetjen e punës së AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandimet e KDI-së, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  Predrag Bošković. (Kabineti i Presidentit, ora 11:20 - vetëm pamje)  

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe me shkollat e mesme në këtë komunë organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Viti. (Parku i Qytetit në Viti, ora 13:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me Projektligjin për Pagat dhe Zyrtarët Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education. (Hotel Sirius, ora 15:00)