27 Nëntor 2021

Nagip Krasniqi zgjedhet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut

Prishtinë, 4 tetor - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të KEK sh.a njofton se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Korporatën Energetike të Kosovës është përzgjedhur kandidati më i suksesshëm Nagip Krasniqi.

Gjatë javës se kaluar janë zhvilluar procedurat e intervistimit për të gjithë kandidatët potencial të cilët i kishin përmbushur kriteret e parapara në shpalljen publike dhe Nagip Krasniqi ka marë vlerësimin më të lartë si nga Bordi ashtu edhe nga Partneri zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike.   

BPD bazuar në kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike ka shpallur konkursin për Kryeshef Ekzekutiv (KE) të KEK sh.a. i cili ka qenë i hapur për një muaj dhe është mbyllur me 23 gusht.

Në këtë drejtim, BPD si përfaqësues i aksionarit (Qeverisë),  ka udhëhequr një procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese ne pajtim me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike.  

Ky proces është mbështetur nga  Partneri i jashtëm zbatues i Projektit  të Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, konform memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe është monitoruar  nga përfaqësues të BIRN-it.    

Në këtë vazhdë, duke qenë se KEK-u është një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në vend dhe e vetmja ndërmarrje e cila operon me bilanc pozitiv, si dhe me qëllim të sigurimit të konkurrencës nga sa më shumë kandidatë profesionist të kësaj fushe, BPD dhe aksionari, respektivisht Ministria e Ekonomisë në vazhdimësi kanë bërë ftesë për gjithë kandidatët potencial që plotësojnë kriteret profesionale dhe të pavarësisë të aplikojnë duke i siguruar që përzgjedhja do të bëhet ekskluzivisht në bazë të meritokracisë.

BPD njofton se për pozitën e Kryeshefit Ekzekutivë të KEK-ut, kanë aplikuar 34 kandidatë. BPD dhe aksionari janë shprehur të kënaqur që ftesës së vazhdueshme të tyre i janë përgjigjur pozitivisht një numër i madh i kandidatëve potencial.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)