25 Prill 2024

Mungesa e Energjisë Elektrike është duke dëmtuar rëndë bizneset

Prishtinë, 20 nëntor - Ndër shumë probleme me të cilat përballen bizneset e kësaj komune ishin mungesa madhe e energjisë elektrike e cila po i shkakton humbje të mëdha bizneseve, mungesa e të mbjellave vjen si pasoj e mungesës së subvencioneve për bujqit, u tha ndër të tjera në takimin që Oda e Afarizmit të Kosovës realizoi me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Gjatë takimit anëtari i Bordit të OAK, Hysni Zogaj falënderoi Kryetarin Ragip Begaj për pritjen dhe i prezantoi atij shërbimet dhe aktivitetet që Oda e Afarizmit të Kosovës ofron.

Në anën tjetër Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, e përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për misionin e saj të rëndësishëm dhe për vizitën atje. Z.Begaj ndër shumë probleme me të cilat përballen bizneset e kësaj komune theksoi si problem qenësor mungesën e madhe të energjisë elektrike e cila po u shkakton humbje të mëdha bizneseve. Njëherësh, kryetari potencoi se nuk ka të mbjella ngase mungojnë subvencionet për bujqit.

Zogaj u interesua edhe për çështje të tjera të këaj komune, ndër to për numrin e vogël të femrave të punësuara në këtë komunë.

Lidhur me këtë, kryetari Begaj njoftoi që tani ka përmiresime dhe se janë punësuar 7 (shtatë) drejtore të reja femra në shkollat e Malishevës.

Ai po ashtu përmendi punësimin e tre personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Malishevës, dy meshkuj dhe një femër.

Ndërsa Kryetarja e Shoqatës së Bizneseve të Komunës së Malishevës, Adelina Berisha shprehi shqetësimin për vjedhjen që po i bëhet kohët e fundit bizneseve në këtë anë.

Në fund të këtij takimi Komuna e Malishevës dhe Oda e Afarizmmit të Kosovës lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: anëtari i bordit të OAK, Hysni Zogaj dhe zyrtaret Mirjeta Shala dhe Rreze Cana.

Kryetari njoftoi se për çështjen e vjedhjes së bizneseve kishte takuar Komandantin e Policisë, Hazir Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)