24 Prill 2024

Moti sot me vranësira, ndërsa nesër do të ketë kushte për reshje lokale shiu

Prishtinë, 29 nëntor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën do të ketë kushte për reshje lokale shiu, ndërsa dita e premte mbetet nën ndikimin e vranësirave të pjesshme por të dendura, me intervale të shkurta me diell.

Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistroj vlera të ulëta, krahasuar me ditët paraprake.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)