28 Mars 2024

Moti sot dhe nesër me diell dhe rritje të lehta të temperaturave

Prishtinë, 15 korrik - Në parashaikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe për dy ditë të ardhshme.

Do të ketë më shumë orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundesi per riga shiu, kryesisht në veriperendim të Dukagjnit.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj kësillohet që nga ora 9-18 mundesisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapel, ombrell , rroba me ngjyrë të hapur etj.

Do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perendimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)