16 Janar 2018

Moti me diell vazhdon edhe gjatë kësaj jave

Prishtinë, 8 janar - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre pesë te ardhsme fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojn të mbesin mbi rajonin tonë edhe për tri ditët e para të javës.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Nga pasditja e së enjëtes një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtoj mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të ç’rregullta të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius.

 Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, kurse të premten nga verilindja shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Janar 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-019 për Standardizim, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova organizon hapjen e hapësirave të renovuara për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromë Down pranë qendrës Down Syndrome Kosova në Prishtinë. (Zyrat e Down Syndrome Kosova, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media lidhur me vazhdimin e Dialogut Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të zhvillimit të kurseve trajnuese për pjesëtarët e FSK-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së. (Kazerma e FSK-së "Skënderbeu" në Ferizaj, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin politik për Instrumentin e Para Anëtarësimit për vitet programuese 2018 dhe 2019”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, do të flasë me rastin e përurimit zyrtar të faqes së re të internetit të Gjykatës Kushtetuese. (Sheshi 21, ora 15:30)