26 Maj 2019

Moti me diell dhe vranësira të lehta do të përcjellin gjithë javës

Prishtinë, 18 shkurt - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, do të mbesin të qëndrueshme, pothuaj gjatë gjithë javës, duke sjellur mot me diell dhe vranësira të lehta.

Të premten pritet të ketë luhatje të vlerave termike dhe barike, kështu që gjatë ditës do të krijohen kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët dhe nëpër territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Gjatë kësaj kohe do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri në 7m/s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 maj 2019 - Klubi i vrapimit “XTrailers - fun run” organizon Maratonen 42 kilimetershe Germi Badofc. (Parki Gërmisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bën homazhe te varr i dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Varrezat e Dëshmorëve në Viti, ora 10:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të Masakrës së Tusuzit, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të organizohet akademi përkujtimore. (Pranë Kompleksit Memorial të Martirëve të Masakrës së Tusuzit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti merr pjesë në përvjetorin e dytë, Jubilarë, te rënies heroike te dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 11:00)

- Behet zbulimi i shtatores se dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 12:00)