30 Maj 2020

Moti me diell dhe vranësira kalimtare

Prishtinë, 5 gusht  - Instituti Hidrometeorologjik njofton se vendi ynë do të vijoj të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike të cilat do të mbesin të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit për gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)