28 Mars 2024

Moti gjatë vikendit me diell dhe temperatura deri 14 gradë Celsius

Prishtinë, 2 shkurt - Në parashikimin e motit për vikend Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së masat e ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të mbesin prezent edhe për gjatë dy ditëve të vikendit.

Në këto kushte sipas IHK-se do të mbaj mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në pjesën perëndimore priten riga të izoluara shiu, ndërsa pjesa më e madhe e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare.

Në fushat termike dhe barike sërish pritet të ketë ngritje, duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlera dyshifrore në shumë pjesë të vendit.

Temperaturat minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi  1-8m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)