28 Mars 2024

Moti gjatë vikendit me diell dhe pjesërisht i vranët

Prishtinë, 28 prill - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë  gjë që plotëson kushtin që nga ora 9-17 të mos jemi të ndikuar direkt nga rrezet e diellit.. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme, parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstremale  dhe gjasa të larta për reshje shiu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)