19 Mars 2024

Moti gjatë vikendit do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike por jostabile

Prishtinë, 23 maj - Në parashikimin e motit për vikend Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike por jostabile.

Të shtunën, nuk parashihet të ketë reshje përpos në kryeqytet me rrethinë parashikohen reshje të izoluara, kryesisht në pjesën e dytë të ditës kurse pjesët tjera të territorit mbetën nën ndikimin e rrezeve të diellit dhe vranësirave kalimtare.

Të dielën fillimisht moti do të jetë me intervale të shkurta me diell, por më vonë, pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe për pasojë parashihen të sjellin reshje shiu.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, për shkak të prezencës aktive të këtyre elementeve meteorologjike.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë nga 1-16 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)