29 Mars 2024

Moti gjatë kësaj jave karakterizohet me intervale më të gjata me diell

Prishtinë, 20 janar - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell, krahasuar me javën që e lamë pas.

Mëngjeset dhe netët sipas IHK-së do të jenë me ngrica, ndërsa mesdita kryesisht me diell, por në disa vende për shkak të mjegullës prezenca e diellit do të jetë minimale.

Mjegulla si dukuri do të shfaqet në orët e para dhe gjatë natës, por kryesisht në viset e ulëta dhe për rreth lumenjve.

"Në fushat termike do të kemi ngritje në mesditë, ndërsa temperaturat minimale mbesin kryesisht të ulëta", thekson IHK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Kjo situatë anticiklonike dhe ky aktivitet pasiv meteorologjik do të krijoj kushte që situata biometeorologjike mos të jetë e mirë në disa intervale të ditës, kryesisht në mesditë dhe në mbrëmje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)