29 Mars 2024

Moti gjatë kësaj jave do të vazhdoj të mbetet i ngjashëm me ditët e fundit

Prishtinë, 4 maj - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e kushteve pothuaj të ngjashme meteorologjike, me ditët e fundit.

Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa vranësirat gjatë ditë së mërkurë parashihen të sjellin shi të intensitetit mesatar deri të lartë.

Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-22 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlera të rritura, ndërsa kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të favorshme për shkak të numrit të mjaftueshëm të orëve me diell dhe reshjeve të fundit.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale në veri të Dukagjinit mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa më e madhe e rrafshit të Kosovës, shpejtësinë e erës mund ta arrijë deri 12 m/s.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)