23 Prill 2024

Moti gjatë kësaj jave do të jetë kryesisht i thatë dhe i ftohtë

Prishtinë, 6 janar - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se Masat e ajrit me origjinë polare do të mbeten prezent po thuaj gjatë gjithë javës, duke krijuar kushte për mot kryesisht të thatë dhe të ftohtë. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.

 Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 6 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të ulen deri -11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 13m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, erërat do të jenë më të fuqishme duke kaluar shpejtësinë mbi 20m/s.

Erërat me këtë shpejtësi mbesin prezent vetëm ditën e hënë, ndërsa ditët tjera, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.

Bazuar në situatën sinoptike dhe numerike, reshje të asnjë forme nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit aktual, që nënkupton se do të ketë deficit të reshjeve, ndërsa në fushat termike nga dita e enjte e javës vijuese do të ketë ngritje të lehta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)