29 Mars 2024

Moti gjatë javës me shi dhe shkarkime rrufesh

Prishtinë, 27 maj - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se edhe java e fundit e muajit maj do të paraqitet e paqëndrueshme, kjo si pasojë e cikloneve aktive mbi Gadishullin e Ballkanit, të cilët do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me shi dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të theksuara priten të jenë ditën e enjte dhe të premte, ndërsa , ditët tjera me mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu.

Nuk përjashtohen kushtet që në vende të kufizuara të ketë  reshje breshëri dhe stuhi.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, do të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius.

Të premten parashihet të shënohen vlerat më të ulëta të temperaturave maksimale, ndërsa të mërkurën, merkuri në termometër parashihet të shënoj vlerat më të lartë, deri 25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-15 m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)