28 Mars 2024

Moti gjatë javës me diell dhe vranësira

Prishtinë, 16 korrik - Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga verilindja.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e hënë, të martën dhe të enjten do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar edhe vlera nën normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)