14 Tetor 2019

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë dy ditëve në vijim

Prishtinë, 25 shtator  - Instituti Hidrometeorologjik njofton se e mërkura do të karakterizohet me mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të Enjten sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit. Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e së mërkurës. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)